Rreth Swiss Park Hotel
Swiss Park tashmë në misionin e tij ka vendosur të jetë zgjedhja e vetme për të gjithë ata që dëshirojnë të shkëputen për disa orë apo edhe për një periudhë më të gjatë larg aktivitetit të përditshëm duke u fokusuar në qetësinë shpirtërore, dëshirën për të shijuar ushqimet tradicionale dhe ato moderne. Në Swiss ju do të gjeni arkitekturën bashkëkohore, shërbimin e dedikuar shoqëruar me përkushtimin e shefave tanë. Swiss Park vendos theksin tek freskina e ushqimeve bio dhe dëshirën për të qëndruar gjithmonë mes natyrës dhe shijes. Swiss Park një destinacion unik për ditë të paharrueshme